Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salzburgu thellon epërsinë në Bundesligën austriake

Salzburgu, ku luan dyshja shqiptare Albert Vallçi e Mërgim Berisha, ka shënuar fitore të thellë 6:0 të dielën në udhëtim ndaj Hartbergut, duke thelluar epërsinë në krye të Bundesligës së Austrisë.

Patson Daka (4’, 11’, 46’) realizoi tre gola, ndërsa nga një shënuan Enock Mwepu (7’), Sekou Keita (40’) dhe Noah Okafor (90’).

Vallçi u zëvendësua në nismë të pjesëlojës së dytë, ndërsa nga minuta e 61-të u aktivizua Mërgim Berisha.

Salzburgu kryeson me 30 pikë pas 24 ndeshjeve, shtatë më tepër se Wolfsberger AC.