Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka thënë se xhiroja e shtyrë shkaku i masave të qeverisë së Kosovës, do të zhvillohet në mesjavë.
Qeveria e vendit mori vendim të pezulloj të gjitha aktivitet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura. FFK-ja më pas mori vendim që të shtyjë xhiron e 12-të ta shtyjë për mesjavë, të martën dhe mërkurën.
Salihu është i bindur se xhiroja e 12-të do të zhvillohet.
“Ka qenë vendim konfuz, pasi aktivitetet sportive janë lejuar, por hyrjet pamundësuan dhe u detyruam ta shtyjmë këtë xhiro, por besoj se do ta vazhdojmë në mesjavë. I kuptojmë edhe ekipet që janë të ngarkuara, pro është e pamundur të veprojmë ndryshme”, ka thënë Salihu për emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total. Ai ndodhet në Shqipëri.