Aziz Salihun nuk e kanë ndalur thuajse asnjëherë grushtet e rivalëve. Nuk e ka ndalur as sëmundja që, megjithatë, e detyroi të rrijë shtrirë në spital për pesë muaj.
Salihu, i njohur edhe si Sportist i Shekullit të kaluar në Kosovë, po e merr veten dhe u është kthyer aktiviteteve në sport, përkatësisht në boks, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nga spitali ka dalë në fillim të tetorit të vitit të kaluar dhe tregon se prej atëherë ka organizuar dy turne të boksit. Organizimi i turneve ndërkombëtarë është aktiviteti kryesor i 62-vjeçarit në vitet e fundit. Ai po bënë përgatitjet e fundit për të organizuar turneun e radhës.
Natyrisht do të jetë ndërkombëtar, por do të mbahet vetëm nëse boksieri prej më të mëdhenjve që ka pasur Kosova do të marrë përkrahje financiare. Turneu i radhës i Salihut duhet të mbahet më 25 mars në Prishtinë dhe është në shenjë falënderimi ndaj NATO-s.
"NATO Thank You" është emri i turneut, të cilin Salihu e ka mbajtur edhe dy herë në të kaluarën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.