Kryetari i klubit të boksit “Prishtina”, Aziz Salihu, nuk ka hequr dorë nga organizimi i turneut kushtuar SHBA-së.
Dorë nuk ka hequr as nga kërkesa e tij për mbështetje në drejtim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Nga MKRS-ja kërkon të mbështetet me 6000 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Të martën, në konferencën për media, Salihu ka pranuar se për organizimin e këtij turneu të planifikuar të mbahej më 23 dhjetor, nga MKRS-ja është mbështetur me 2000 euro. Por insiston se me mbështetjen që ka marrë nuk ka mundur ta organizojë turneun.
Ai pret që të ketë mbështetje më të madhe. E nëse gjen mbështetje, thotë se turneun kushtuar SHBA-së dhe diasporës do ta mbajë më 3 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Legjenda e ringut nuk ndalet, premton organizime të tjera
-
Edhe një turne i organizuar nga Aziz Salihu
-
Salihu s'ndalet me turnetë falënderues, të radhës ia kushton SHBA-së
-
Aziz Salihu dha paratë e analizave për ta mbajtur turneun në boks
-
Turneu “Nato Thank You” i suksesshëm, por Salihu kërkon kompensim të të hollave