Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turneu “Nato Thank You” i suksesshëm, por Salihu kërkon kompensim të të hollave

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, në fundjavën që shkoi, mbajti turneun “Nato Thank You”.

Në turneun ku u zhvilluan tetë meçe, morën pjesë boksier nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia e Shqipëria. Organizatorët janë ndarë të kënaqur me rrjedhën e turneut, por ish boksieri i mirënjohur, Salihu, ka një porosi për sponzorët dhe shtetin, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht se Salihu është ndarë i pakënaqur sa i përket çështjes së kompensimit të hollave, ai ka shpresë se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë. Përveç kësaj, ai është shprehur se do të vazhdojë me organizime të tilla.

Kujtojmë se turneu në falënderim të Natos është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, dhe mblodhi një numër të konsiderueshëm të boksierdashësve.