Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aziz Salihu dha paratë e analizave për ta mbajtur turneun në boks

Turneu i boksit “Kolosët e boksit të Kosovës”, i organizuar nga legjenda e boksit Aziz Salihu, javën e shkuar, është vlerësuar shumë i suksesshëm, raporton KTV.

Në ambient të hapur, në sheshin “Skënderbeu”, me pjesëmarrës boksierë nga shtete të ndryshme, turneu u organizua, si gjithnjë, nga i palodhshmi Aziz Salihu.

Por, për ta organizuar këtë turne, ish-boksieri i njohur kosovar, ka rrezikuar shëndetin e tij dhe ka sakrifikuar paratë që atij i ishin dhënë për t’u mjekuar.

Ish-boksieri i klubit Prishtina, ka paralajmëruar se do të ketë edhe turne të tjerë, por ai ka kërkuar përkrahje financiare nga ata të cilët kanë premtuar e nuk i kanë kryer obligimet.