Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salihamidziqi konfirmon interesimin për Haalandin

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidziq ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haalandin.

Haaland ka shkëlqyer në fanellën e Dortmundit duke bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të shprehin interesim për të. “Është një futbollist që të gjitha klubet e dëshirojnë sikurse edhe ne”, deklaroi Salihamidziq.

Për shërbimet e 21-vjeçarit interesim kanë shprehur skuadra si Barcelona dhe Chelsea.