Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salahu paralajmëron largimin nga Liverpooli

Salahu paralajmëron largimin nga Liverpooli

Mohamed Salah ka paralajmëruar se do të largohet nga Liverpooli me t’i përfunduar kontrata.

Ylli egjiptian për “FourfourTwo” zbuloi se qëndrimi në “Anfield” ishte larg nga një përfundim i paramenduar, por këmbënguli se paratë nuk do të ishin një faktor motivues nëse ai vendos të largohej. “Nuk e di, më ka mbetur edhe një vit. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por në kontratë nuk ka të bëjë aspak me paratë. Kështu që nuk e di, nuk mund t'ju them saktësisht. Kam pasur shumë momente të pabesueshme këtu, duke fituar trofe, gola individuale, trofe individualë. Është si një familje këtu. Do të jetë vërtet një moment i vështirë për mua”, deklaroi Salah.

29-vjeçarit kontrata me Liveproolin i skadon në vitin 2023.