Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salahu me shtatë kërkesa për Federatën egjiptiane

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah i ka vënë disa kushte Federatës së Futbollit të Egjiptit, nëse do të luajë edhe më tutje me kombëtaren egjiptiane.

Pas Kampionatit Botëror, Mohamed Salah ka marrë ftesë nga kombëtarja e Egjiptit edhe për ndeshjet që do të luajnë në fillim të muajit shtator, transmeton kp. 

Gjithsesi këtë herë ylli i Liverpoolit ka parashtruar shtatë kërkesa të qarta për drejtuesit e Federatës Egjiptiane të Futbollit. Ai ka kërkuar që të merren masat, në mënyrë që ai të luajë edhe më tutje.

Këto janë kërkesat e Salahut:

Federata duhet të ndalojë secilin person që të trokas në dhomën e hotelit ku ai është duke fjetur, për t’i kërkuar autografe ose fotografi.

Edhe Egjipti kërkon pjesëmarrjen e Salahut në Olimpiadë Sport Egjipti kërkon pjesëmarrjen e Salahut në Olimpiadë

Salah ka kërkuar të jetë i përcjellë nga dy truproja, të cilët do të qëndrojnë para dhomës së hotelit të tij, kurse një tjetër tek ashensori i katit në të cilin ai është i vendosur.

Të gjitha thirrjet telefonike në dhomën e tij të jenë të bllokuara.

Mos të ketë kërkesa për të marrë pjesë në reklama, intervista, takime me tifozë, ngjarje të cilat kanë të bëjnë me marketing ose vizita zyrtare.

Salah kërkon që nga aeroporti të dërgohet direkt në hotel në mënyrë sa më të fshehtë.

Edhe Salah dëshiron të mbetet te Liverpooli Sport Salah dëshiron të mbetet te Liverpooli

Që asnjë punëtor i federatës mos t’i kërkojë atij autografe apo fotografi.

Dhe për fund, imazhi i tij mos të përdoret nga asnjë prej sponsorëve të federatës.