Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egjipti kërkon pjesëmarrjen e Salahut në Olimpiadë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Egjiptit U23, Rogerio Micale ka pranuar se ai dëshiron ta përfshij Mohamed Salahun në skuadrën e tij për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Nëse do të përfshihej në ekipin olimpik të Egjiptit, Salah me gjasë do të humbiste fillimin e sezonit 2024/2025, pasi turneu zhvillohet midis 25 korrikut dhe 11 gushtit në Paris.

“Kemi një vit për të menduar për këtë çështje dhe për të vlerësuar situatën, por me siguri e mirëpresim Salahun.

Salah është i rëndësishëm po aq sa Neymari te Brazili”, ka thënë Mikela.

31-vjeçarit do t’i duhet edhe leja e Liverpoolit për ta përfaqësuar Egjiptin në Olimpiadën e Parisit. Salah me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2025.