Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salahu kërkon 500 mijë funte në javë

Mohamed Salahu po shkëlqen te Liverpooli edhe në këtë sezon.

Ai shënoi hat-trick të dilën në fitoren kundër Manchester Unitedit 5:0.

“Football Insider” shkruan se Liverpooli dhe sulmuesi egjiptian janë në bisedime për të nënshkruar kontratë të re.

Raportohet se Salahu po kërkon 500 mijë funte në javë. Ai dëshiron të mbetet gjatë te Liverpooli, por kërkon të bëhet më i paguari në klub.

Marrëveshja aktuale 29-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2023. Interesim për të ka shfaqur Real Madridi.

Edhe Salahu vazhdon me Liverpoolin Sport Salahu vazhdon me Liverpoolin

Në këtë sezon, ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje. Ka edhe pesë asistime.

Sipas faqes së specializuar për transferime “transfermark”, Salahu vlen 100 milionë euro.