Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Leicesterit.
Ishte Mohamed Salah ai që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar dy herë, transmeton Koha.net.
Mysafirët filluan takimin për mrekulli duke shënuar qysh në minutën e tretë përmes Vardyt.
“Të Kuqtë” u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin.
Ishte Salah që shënoi dy herë, në minutat 52 dhe 76, pas asistimeve shumë të bukura nga Mane e Milner.
Pas kësaj fitore Liverpooli ka 41 pikë në vendin e katërt, përderisa Leicesteri në vendin e tetë ka 27 pikë.