Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah, ishte i shënjestruar nga një numër i madh i laserëve, para se ai ta humbte penalltinë vendimtare të martën mbrëma gjatë ekzekutimit të penalltive në duelin kundër Senegalit.
Ai e humbi mundësinë të realizonte, dhe kjo ka bërë që Egjipti ta humb edhe mundësinë të luajë në Kupën e Botës që sivjet mbahet në dimër.
Sadio Mane dhe Senegali kanë kaluar tutje. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Egjiptit, Carlos Queiroz, u largua nga roli të cilin e mori në muajin shtator.
Egjipti nëpërmjet një komunikate ka konfirmuar se kanë bërë një ankesë, bazuar në atë që ndodhi në Senegal.
Egypt captain Mohamed Salah was targeted by a number of green lasers before his penalty in the shootout defeat to Senegal.pic.twitter.com/uOCXIuIave
— World Soccer (@WorldSoccerMag) March 30, 2022