Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Cityn

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Mohamed Salah me shumë gjasë do të përfshihet në ekipin që do të përballet me Manchester Cityn.

Salah, i cili ka realizuar 23 gola në të gjitha garat këtë sezon, ka munguar në ndeshjet ndaj Burnleyt dhe Evertonit shkaku i një lëndimi në këmbë.

Trajneri gjerman ka thënë se egjiptiani do të jetë në formacionin për ndeshjen kundër liderit të Premier Ligës.

“Është stërvitur normal. Nëse nuk ndodh asgjë atëherë do të kthehet”, ka thënë Klopp.