Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah pritet të largohet nga Liverpooli në verë

Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson, është i bindur se Mohamed Salah do të largohet nga klubi në afatin kalimtar veror.

Ai ka theksuar se Salah do të bëhet “mbret” në futbollin e Arabisë Saudite.

Kontrata e egjiptianit me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2025.

Me largimin e trajnerit Juergen Klopp në fund të edicionit, pritet të largohet edhe Salah, që mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit arab.

“Mo Salah do të largohet 100 për qind në verë. Pavarësisht se çfarë ndodhë në këtë edicion, mendoj se marrëveshja është arritur në verën e kaluar. Ai do të luajë diku në Arabinë Saudite dhe Liverpooli shpresoj të marrë dëmshpërblim shumë të madh. Salah do të bëhet mbret në Arabinë Saudite”, ka deklaruar Lawrenson për “Paddy Power” të premten.

Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, kur u transferua nga Roma.

Edhe Salah pritet të largohet nga Liverpooli Sport Salah pritet të largohet nga Liverpooli

Ai ka realizuar 204 gola dhe ka 88 asistime në 332 paraqitje për klubin.

Egjiptiani ka fituar gjashtë trofe madhorë.