Mohamed Salah ka pranuar se ka qenë i “tronditur” me përfundimin e tij në vendin e shtatë për “Topin e Artë” të vitit të kaluar.
Çmimi u fitua nga Lionel Messi, i cili la pas vetes sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowskin dhe mesfushorin e Chelseat, Jorginhon, që përfunduan tre të parët.
Sulmuesi i Liverpoolit, Salah përfundoi në vendin e shtatë, pavarësisht një viti mbresëlënës me paraqitje të mira.
“Më tronditi që nuk isha më mirë i renditur, por nuk mund të them asgjë. Askush në botë nuk e priste që unë të isha i shtati, por ndodhi. Unë nuk e ndjej teorinë e konspiracionit, por mund të ketë zgjedhje të pasakta dhe ka shumë vende që nuk kanë kanë njohuri për futbollin”, pranoi Salah.
“Unë nuk i di zgjedhjet e tyre se në çka ishin të bazuara. Nuk kam ndjenjën se ka ndonjë gjë personale kundër meje në mënyrë specifike, por ky është realiteti me të cilin po përballemi”.