Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka mbetur jashtë top-dhjetë të “Topit të Artë”. Ai ka përfunduar i 11-ti, duke e lënë pas vetes sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowskin në pozitën e 12-të. Pastaj vjen portieri Yassine Bounou, Ilkay Guendogan, Emiliano Martinez, ndërkohë fituesi i vitit të shkuar, Karim Benzema është renditur i 16-ti.
Futbollisti i Napolit, Kvicha Kavaratshkelia ka zënë vendin e 17-të, për të pasuar Jude Bellingham, Harry Kane dhe Lautaro Martinez që ka përfunduar i 20-ti. Prej pozitës 20-të deri në vendin e 30-të, renditen: Antoine Griezmann, Kim Min-jae, Andre Onana, Bukayo Saka, Joshko Gvardiol, Jamal Musiala, Nicolo Barella, Martin Odegaard, Randal Kolo Muani dhe Ruben Dias.