Mohamed Salah është zgjedhur Futbollisti i Vitit edhe nga Shoqata e Gazetarëve.
Egjiptiani në sezonin e parë te “Të Kuqtë” ka shkëlqyer duke realizuar 43 gola në të gjitha garat deri tash.
Një javë pasi mori çmimin Lojtari i Vitit nga Federata e Anglisë, 25-vjeçari bëhet futbollisti i 15-të që fiton në një vit edhe çmimin e gazetarëve për Futbollistin më të mirë.
Kevin De Bruyne i Manchester Cityt ishte rivali më i afërt i Salahut.