Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah shpallet Lojtari më i mirë afrikan për vitin 2018

Mohamed Salah është shpallur Lojtari më i mirë afrikan për herë të dytë me radhë.

Salahu mbrojti këtë epitet pasi gjatë vitit 2018 realizoi 44 gola me Liverpoolin dhe Egjiptin.

Sezonin 2017-18 e përfundoi si Golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 32 gola.

Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim.