Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sakai lojtari i parë i J-League me koronavirus

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Japonisë, Gotoku Sakai ka dal pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar të hënën nga klubi i tij Vissel Kobe, transmeton Koha.net.

Sakai është lojtari i parë i J-League të Japonisë që ka dal pozitiv me koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sakai, që ka luajtur 42 ndeshje për Japoninë, fillimisht kishte temperaturë dhe më pas u diagnostikua me probleme me frymëmarrje në ditën tjetër. Ai është konfirmuar me koronavirus të hënën.

Kobe ka thënë se asnjë lojtar i skuadrës, përfshirë edhe ikonën e Barceonës, Anders Iniesta, nuk ka shfaqur simptome.

“Momentalisht, nuk ka ndonjë lojtar apo anëtar tjetër të stafit, pos Gotoku Sakain, që ka shfaqur simptome se është i infektuar me koronavirusin e ri. Në bashkëpunim me qendrën shëndetësore publike, ne po shikojmë të identifikojmë ata që kanë qenë në kontakt të afërt dhe të kompletojmë dezinfektimin e kompleksit stërvitor”, është thënë në komunikatë të klubit.

Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar Vissel Kobes nga klubi gjerman Hamburg stinorin e kaluar.

Si shumica e garave sportive nëpër botë, edhe J-League e Japonisë është pezulluar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.