Bukayo Saka ka qenë në formë shumë të mirë tek Arsenali në këtë sezon dhe për këtë arsye, “revolveristët” kanë kërkuar qëndrimin e tij edhe për disa vite tjera.
Kontrata aktuale e Sakas me Arsenalin skadon në verën e vitit 2024.
Megjithatë, ai pritet të vazhdojë me skuadrën, të paktën deri në vitin 2027.
Saka ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 20 ndeshje të Premier Leagues këtë edicion me Arsenalin, skuadër që prinë në renditjen e elitës së futbollit anglez.