Sulmuesi i krahut, Bukayo Saka, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Arsenalit.
“Sky Sports” ka raportuar se palët ka kohë që janë në negociata dhe parimisht kanë arritur marrëveshje, e cila do të bëhet zyrtare gjatë muajit shtator.
20-vjeçari është pajtuar të firmos kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë tek Arsenali deri në verën e vitit 2027.
Kontrata aktuale i skadon Sakas në verën e vitit 2024.
Saka në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Arsenalit dhe këtë edicion ka një asistim në katër paraqitje.
Ai gjithashtu ka edhe 18 ndeshje të luajtura dhe katër gola të shënuar me Përfaqësuesen e Anglisë.