Futbollisti kosovar Suad Sahiti ka kaluar te Wisla Plocku në Poloni, duke u larguar nga Septemvri Sofia e Bullgarisë.
Sulmuesi i krahut përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është i lumtur për “sfidën e re”.
“Jam i lumtur të jem këtu dhe mezi pres sezonin e ardhshëm”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Mësohet se ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për dy sezone tjera.