Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku nuk kualifikohet në finale të Botërorit, mbetet e bronztë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është ndalur në gjysmëfinale të botërorit, që po mbahet në Stamboll.

Sadiku humbi të mërkurën nga amerikania Ellis Rashida Shakilya, me rezultatin 5:0 në kategorinë deri në 60 kg.

Me gjithë humbjen, ajo ka siguruar medaljen e bronztë që është suksesi më i madh për boksin kosovar pas pavarësimit të sportit më 1991.

Sadiku, që si juniore ka arritur suksese të mëdha, deri në gjysmëfinale arriti me tri fitore.

Artikuj të ngjashëm