Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjetës i dorëzohet medalja botërore

Boksieres Donjeta Sadiku i është dorëzuar të premten medalja e bronztë të cilën e fitoi në Kampionatin Botëror që u mbajt në Stamboll.

Donjeta u ndal në gjysmëfinale të kategorisë deri 60 kilogramë. Atë e mposhti amerikanja Rashida Ellis. Ellis e fitoi të artën, duke mposhtur në finale brazilianen Beatriz Ferreira.

Medalja e Donjetës është vlerësuar historike për boksin kosovar. Është e para për Kosovën nga ngjarjet e mëdha të boksit, që nga pavarësimi i sportit.