Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut për boksierë që po bahet në Izmir të Turqisë.
Sadiku në turneun “Çeshme” shënoi fitore bindëse ndaj boksieres nga Japonia, Ayava Taguchi. Me kalimin në gjysmëfinale të turneut, Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë ka siguruar medaljen e bronztë. Por, boksierja më e mirë e Kosovës synon medaljen e artë në turneun në Turqi.
Sadiku të enjten do të takohet me boksieren e Turqisë, Gizem Ozer. Ishte ky turneu i parë pas dëshpërimit që e pati muajin e kaluar.
Asaj iu mohua pjesëmarrja në Botërorin që u mbajt në Indi. Ishte hera e tretë që Donjetës iu pamundësua pjesëmarrja në ngjarjen globale. Dhe në të tri rastet këtë ia mohoi India.