Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të turneut “Çesme” që po mbahet në Izmir të Turqisë.
Sadiku humbi nga boksierja turke, Gizem Ozer.
Klubi i Donjetës e ka vlerësuar jo të drejtë ndarjen e drejtësisë.
“Boksierja jone Donjeta Sadiku në luftë kundër boksieres vendase, turkes Gizem Ozer pësoi humbje. Një vendim jo i drejtë dhe një referim jo i drejtë, ku u dëmtua nga gjyqtaret të cilat anuan nga vendasja. Edhe pse Donjeta ishte dukshëm më e mirë se kundërshtarja, u prit një vendim i tillë ku edhe në meçet tjera të boksierëve turke u bënë padrejtësi të tilla”, shkruan në njoftimin e klubit të boksit “Uniteti”.
Sadiku të mërkurën eliminoi boksieren nga Japonia, Ayava Taguchi, ku edhe siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri 60 kilogramë.
-
Sadiku në gjysmëfinale të turneut në Turqi
-
Donjeta Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua
-
Boksierja Sadiku në gjysmëfinale të turneut në Bullgari
-
Sadiku nuk kualifikohet në finale të Botërorit, mbetet e bronztë
-
Donjeta Sadiku mposhtet në Botërorin në Liverpool, Federata e Boksit e Kosovës e konsideron të padrejtë