Përderisa vazhdon debati për Kylian Mbappen dhe Lionel Messin para ndeshjes finale të Botërorit, Arrigo Sacchi beson se dy sulmuesit mund të ndalen me të njëjtën metodë që e kishte aplikuar ndaj Diego Armando Maradonës.
“Kanë qenë tre mënyra për ndaljen e Maradonës. E para ishte mbajtja e topit në mënyrë që Diego të mos e kishte në posedim atë. E dyta ishte presingu i lartë në mënyrë që topi të mos mbërrinte te Diego, dhe e treta, kur Diego ta kishte topin në posedim, të përballeshim me të si grup. E njëjta mund të aplikohet me dy fenomenët, Messi dhe Mbappe”, ka thënë Sacchi në një intervistë dhënë për “Gazzetta dello Sport”.
Sacchi që vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit.