Përfitime të çmendura të Kukësit. Kështu, deri më tani nga aventura e këtij sezoni në Europë, Kukësi ka siguruar pothuajse 1 milion euro. Vetëm nga Champions, verilindorët kanë fituar 660 mijë euro, 280 mijë në turin e parë, dhe 380 mijë në turin e dytë.
Ndërkohë, pasi u eliminua nga Karabaku, Kukësi tashmë do luajë në turin e tretë të Europa League, tur ky, i cili shpërblehet me 280 mijë euro të tjera.
Në total, 940 mijë euro në arkat e Kukësit, edhe në rast eliminimi. Ndërkohë, nëse kualifikohet për në play-off e Ligës së Europës, të ardhurat mund të rriten akoma.
Artikuj të ngjashëm