Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea, skuadra me më së shumti përfitime nga UEFA

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea, ka përfituar afër 120 milionë euro nga UEFA në sezonin e kaluar, duke e kryesuar renditjen e skuadrave evropiane me më së shumti përfitime. Lista u publikua të mërkurën.

Chelsea është pak përmbi finalistin, Manchester Cityn, që ka pranuar fonde prej rreth 119 milionë eurove, nga totali i fondit prej 1.9 miliardë eurosh të ndara për 32 skuadrat pjesëmarrëse të Championsit. Totali është rritur për më shumë se 2 miliardë euro për sezonin aktual dhe dy sezonet e ardhshme.

Gjysmëfinalistët, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini, secili kanë marrë rreth 110 milionë euro, që janë dy klubet e tjera dhe të vetme që kanë përfituar nga UEFA para me nëntë shifra.

Totali i Chelseat ka qenë të paktën 35 milionë euro më shumë sesa Barcelona dhe Juventusi, që u eliminuan në 1/8 e finales dhe më pas dhanë ndihmë në projektin e dështuar të Superligës Evropiane, e cila ishte e destinuar të krijohej për klubet e pasura.

Barcelona dhe Juventusi ishin liderët e projektit të 12 ekipeve që shikonin mundësinë të ndaheshin nga kontrolli i UEFA-s, në tentim për krijimin e garës së tyre.

Edhe Përfitime të jashtëzakonshme financiare të Cityt Sport Përfitime të jashtëzakonshme financiare të Cityt

Lista e UEFA-s tregon Barcelonën që përfitoi më pak se 85 milionë eurove dhe Juventusi që fitoi më pak se 83 milionë euro.

Barcelona, Juventusi dhe Reali janë ende duke luftuar me gjykata në çështjen kundër UEFA-s, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.

Skuadra me përfitimet më të vogla nga Liga e Kampionëve ishte kampioni i Hungarisë, Ferencvarosi, që përfitoi 18.48 milionë euro, por i humbi pesë nga gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.

Ferencvarosi pranoi vetëm 1.1 milionë euro nga fondi i UEFA-s prej 585 milionë eurove, për arritjen historike në garat evropiane.

Nga ai fond, nga ana tjetër, 13-herë kampioni i Evropës, Real Madridi, u pagua 35.5 milionë euro.

Dallimi i pasurisë i Ligës së Kampionëve në krahasim me garën e dytë më të rëndësishme të UEFA-s, Ligën e Evropës, ishte i qartë përsëri.

Fondi i Ligës së Evropës për klube ka qenë 541 milionë euro, rreth 28% e shumës së shifrave të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i Ligës së Evropës, Villarreali, mori 33.1 milionë euro dhe skuadra që e mposhti në gjysmëfinale, Arsenali, mori më pak se 30 milionë euro.

Edhe Sa para do të fitojnë klubet nga Botërori? Botërori 2026 Sa para do të fitojnë klubet nga Botërori?

Manchester Unitedi, që humbi në finale të Ligës së Evropës pasi përfundoi në vendin e tretë në grupin e vet në “Champions”, pranoi totalin e 79.6 milionë eurove nga të dyja garat.

Nga fondi i Ligës së Kampionëve, tetë milionë euro iu paguan Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), që përfaqëson afër 250 klube të cilat luajnë në garat e UEFA-s.