Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kukësi fiton, por eliminohet nga Liga e Evropës

Klubi shqiptar, Kukësi nuk ka arritur të shkojë tutje në Ligën e Evropës përkundër fitores prej 2 me 0 që shënoi sonte në shtëpi.

Kukësi e mposhti klubin nga Gjeorgjia, Torpedo, megjithatë eliminohet pasi kishte humbur në ndeshjen e parë 2 me 5, transmeton Koha.net.

Golat në fitoren e vendasve i shënoi Reginaldo, që të dy golat nga penaltia në minutat 29 dhe 76.