Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ryf, zvicerania “e çeliktë”

Kur kalon me muaj duke u stërvitur për Kampionatin Botëror të Ironmanit në Havaj, gjëja e fundit që dëshiron "të të ngrohë" para një gare është thumbimi i një kandili të detit.

Jo një herë, por dy herë.

"Unë doja ta bindja veten se nuk ndodhi, por qartë se mund të ndieja shumë shpejt. Ndjeva sikur kam zjarr nën duart e mia", ka thënë Daniela Ryf.

Dhembja para fillimit të garës së lodhshme - në të cilën sportistët notojnë 3.87 kilometra, pedalojnë 180 kilometra dhe vrapojnë maratonën e plotë (42 km), e gjitha nën të nxehtin e madh të Havajit - mund të ketë penguar shumë garues.

Por, 31-vjeçarja Ryf është e veçantë. Zviceranja u përqëndrua, harroi dhimbjet e kandilit të detit dhe fitoi titullin e Ironmanit për herë të katërt rresht, muajin e kaluar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)