Muaji i shenjtë i Ramazanit është zakonisht koha kur bashkohen familjet dhe miqtë, por pandemia e koronavirusit ka ndryshuar gjithçka.
Vendet e shenjta dhe xhamitë janë të mbyllura dhe të dashurit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Shumë tradita dhe rutina duhet të ndryshohen për shkak të një virusi i cili ka ndryshuar botën, shkruan “CNN Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka qenë shumë e vështirë”, thotë kampionia olimpike Dalilah Muhammad, e cila është një besimtare e devotshme dhe e agjëron muajin e Ramazanit. “Familja ime është në New York dhe ky është qyteti më i goditur në botë për momentin. Vetëm të qenit larg familjes ka qenë e vështirë. Të dy prindërit janë mirë. Motra ime gjithashtu jeton në New York me familjen e burrit dhe është mirë, por në këtë kohë do të kisha dashur t’i shihja dhe të isha me ata”.
Në Lojërat Olimpike të vitit 2016, Dalilah Muhammad fitoi medaljen e artë në atletikë, në disiplinën 400 metra vrapim me pengesa, në një natë me shi në Rio de Janeiro.
Fitorja e bëri atë vetëm një nga dy femrat myslimane amerikane që fituan medalje në një Olimpiadë, së bashku me Ibtihaj Muhammad që e fitoi të artën në skermë.
Vitin e kaluar, atletja amerikane theu rekordin e botës në Botërorin e mbajtur në Doha.
Gjatë muajit të Ramazanit - i cili këtë vit filloi në mbrëmjen e 23 prillit - myslimanët abstenojnë nga ushqimi dhe uji gjatë orëve të ditës, praktikë që shihet si një nga pesë shtyllat e islamit. Ata mund të hanë para lindjes së diellit dhe të kryejnë agjërimin e tyre pas muzgut çdo ditë. Me anulimin e të gjitha ngjarjeve të atletikës në të gjithë globin, këto periudha të pazakonta i kanë dhënë atletes Dalilah një shans për të agjëruar për tërë muajin, diçka që ajo normalisht nuk do të ishte në gjendje ta bënte kur garonte.
“Jam duke e shfrytëzuar patjetër këtë mundësi për të agjëruar më shumë se sa do të bëja normalisht”, shpjegoi 30-vjeçarja. “Unë gjithmonë përpiqem të agjëroj disa ditë gjatë sezonit. Është sinqerisht jashtëzakonisht e vështirë për mua të stërvitem fort dhe njëkohësisht edhe të agjëroj. Zakonisht kurrë nuk jam në gjendje t'i agjëroj të 30 ditët e plota ose muajin e plotë dhe këtë herë bëra një premtim ta bëj vërtet. Tani këtë mund ta bëj, pasi edhe nuk bëj shumë stërvitje intensive dhe nuk ka ndonjë kampionat apo ndonjë garë për t’u përgatitur”.