Rusia është në prag të një suspendimi nga Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, pasi që kallëzuesi Grigory Rodchenkov ka ofruar dëshmi të freskëta te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për doping të sponsorizuar nga shteti në Rusi.
“Mail on Sunday” mund të tregojë detaje të reja të jashtëzakonshme se si ish-kreu i laboratorit të Moskës ka dhënë dëshmi të reja në betim te komisionet e IOC-së të Oswaldit dhe Schmidit, dy hetime të pavarura të krijuara për të hetuar dopingun në Rusi në mënyrë që IOC-ja të marrë vendim për suspendimin e mundshëm të Rusisë nga Lojërat “Pyeongchang 2018”, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe nëse nuk del dëshmia e tij në raportet e tyre finale, atëherë Rodchenkov planifikon të dalë publikisht.
Rodchenkov kishte ndihmuar të organizoj programin e dopingut dhe është në programin e mbrojtjes së dëshmitarit në SHBA, në frikë për jetën e tij. Dy nga shokët e tij të ngushtë në laboratorin anti-doping në Rusi kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze. Por burimet brenda dhe jashtë Rusisë kanë konfirmuar se Rodchenkov prapë ka kontribuar në punën e dy komisioneve.
Komisioni Oswald, i udhëhequr nga avokati zviceran Denis Oswald, është duke shikuar në raste specifike nga Lojërat Dimërore “Sochi 2014” dhe ka kontaktuar Rodchenkovin nëpërmjet autoriteteve federale të SHBA-së. Oswald i ka dhënë Rodchenkovit një afat përfundimtar deri më 6 nëntor për të ofruar detaje specifike për sportistët që ishin pjesë e programit të dopingut.
Mirëpo, mund të zbulojmë se pati një ndryshim të papritur të afatit më 27 tetor, kur Komisioni Oswald i tha Rodchenkovit se deklarata e tij e detajuar, duke ofruar dëshmi në rezultatet e sportistëve dhe mënyrat se si janë dopinguar, duhet të prezantohet menjëherë apo të rrezikojë të mos shqyrtohet fare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.