Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) i ka dhënë Rusisë tri javë kohë për të shpjeguar dëmtimet e të dhënave nga laboratori i vet i dopingut, një akuzë që ka shtyrë zyrtarët që t'i frikësohen një suspendimi eventual nga Lojërat Olimpike Verore të vitit të ardhshëm.
WADA ka dëgjuar për prishjen e mundshme të të dhënave në takimin e komitetit ekzekutiv të hënën në Tokio. Dorëzimi i të dhënave ishte kriter kyç për të rikthyer Agjencinë Ruse të Anti-Dopingut dhe WADA formalisht ka hapur një procedurë ndaj agjencisë ruse, që mund të çojë te një suspendim i ri nëse të dhënat janë manipuluar.
Fajlat në kompjuterë ishin kyç për të hapur rastet ndaj sportistëve që akuzohen se kanë mashtruar në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Sochi dhe, po ashtu, në ngjarje të tjera të mëdha.
"Situata është shumë serioze", ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë, Stanislav Pozdnyakov.
Ai ka shtuar se nëse Rusia nuk është në gjendje ta mohojë këtë akuzë apo të identifikojë këto dyshime potenciale, "atëherë mundësia që skuadra olimpike e Rusisë të marrë pjesë në Lojërat në Tokio vitin e ardhshëm është në rrezik"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sportistët e Rusisë të dyshuar për doping, u ndaluan të shkonin në Tokio
-
Rusia apelon vendimin e WADA-s për përjashtimin nga Lojërat Olimpike
-
Rusia mund të përballet me 4 vjet ndalesë nga garat sportive
-
“Gazetarët” rusë refuzohen në Olimpiadë, dyshohen për spiunazh
-
Tjetër goditje për Rusinë, tani nga CAS-i