FIFA është në presion për të hetuar se cilët reprezentues të Rusisë janë të përfshirë në skandalin nacional të dopingut, bën të ditur “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) i ka shkruar FIFA-s dhe federatave të tjera ndërkombëtare duke ua kujtuar atyre përgjegjësinë për të ndjekur rastet e dopingut kundër sportistëve rusë të përfshirë.
WADA po ashtu i ka ofruar FIFA-s të vihet në kontakt me kallëzuesin rus Grigory Rodchenkov, ishkreu i laboratorit të antidopingut në Moskë. Rodchenkov, që është në programin e mbrojtjes së dëshmitarit në SHBA, ka ikur nga Rusia i frikësuar për jetën e tij. Ai u ka ofruar ndihmë federatave ndërkombëtare që të hapin rastet kundër sportistëve.
WADA do t’i ofrojë FIFA-s dhe federatave të tjera mundësinë për të kontaktuar Rodchenkovin dhe të përdorin deklaratat si dëshmi. Më tepër dëshmi do të ofrohen nga të dhënat që WADA i ka marrë nga laboratori i Moskës këtë muaj. Kjo edhe më tej pritet të vërtetojë se qindra sportistë rusë ishin të dopinguar. Problemi për FIFA-n është se Rusia do të organizojë Botërorin 2018.
-
FIFA premton hetimin e futbollistëve rusë para Botërorit
-
FIFA do t’i bëjë jashtë Rusisë testet anti-doping për të gjithë futbollistët e botërorit
-
Rusia me plan mashtrimi me dopingun edhe në Botëror
-
Rusia pranë suspendimit nga Lojërat Dimërore të vitit 2018
-
Ndonëse e suspenduar nga FIFA e UEFA, Rusia synon ta organizojë Evropianin 2032