Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

FIFA do t’i bëjë jashtë Rusisë testet anti-doping për të gjithë futbollistët e botërorit

FIFA njoftoi se asnjë rus nuk do të kryejë testimin për doping në botërorin e radhës, pas skandalit të madh të dopingut që përfshiu këtë vend në vitin 2015.

“Asnjë rus nuk do të marrë pjesë në programin antidoping dhe të gjitha mostrat e dopingut do të testohen në laboratorët e akredituar të Agjencisë botërore për antidoping (WADA) jashtë Rusisë”, njoftoi FIFA, transmeton KosovaPress.

Ajo ka ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që procedura dhje bartja e mostrave të jenë absolutisht të sigurta.

FIFA njoftoi se të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen testimeve të paparalajmëruara të dopingut në kampionatin botëror, sikurse edhe në çdo garë tjetër.

“Bëhen testet sistematike të gjakut dhe urinë, dhe të gjithë lojtarët të paktën njëherë do të kontrollohen”, thuhet në njoftim.

Në nëntor 2015, WADA suspendoi agjencinë ruse antidoping, pasi kishte shkelur rregullat.

Testi i fundit pozitiv doping në kampionatin botëror ka ndodhur në vitin 1994, kur Diego Maradona doli pozitiv ndaj stimuluesit efedrin.

Artikuj të ngjashëm