Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruses i hiqet medalja e artë e Olimpiadës 2012

Ish-atletes nga Rusia, Natalja Antyuch, i është hequr zyrtarisht medalja e artë olimpike e fituar në vitin 2012, në vrapim 400 metra me stafetë.

Kështu ka vendosur Komisioni i Pavarur për Integritet i Federatës Botërore të Atletikës të mërkurën.

Antjuch kishte bërë apel për skualifikimin e saj nga të gjitha garat prej 15 korrikut të vitit 2012, deri më 29 qershor të vitit 2013, për shkak të dopingut.

Ka qenë e pasuksesshme.

Kjo do të thotë se Lashina Demus nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila doli në vendin e dytë në Londër, do ta pranojë medaljen e artë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Gjykata e CAS-it e ka dënuar Antjuchin në mars të vitit 2021 për katër vjet, dhe ia anuloi të gjitha rezultatet e marra nga 30 qershori i vitit 2013.