Përfaqësuesja e Rumanisë ka ftuar mesfushorin 15-vjeçar Enes Sali për dy ndeshjet e rëndësishme eliminatore të Botërorit “Katari 2022”, të cilat do t’i luajë këtë muaj.
Sali është ftuar për herë të parë nga Përfaqësuesja A e Rumanisë, ndërsa këtë vit ka regjistruar tri ndeshje me ekipin U16 dhe një tjetër me U17 të këtij vendi.
Federata e Futbollit të Rumanisë, të mërkurën e ka publikuar listën e 26 futbollistëve të përzgjedhur nga trajneri Mirel Radoi.
Rumania më 11 nëntor luan në shtëpi me Islandën, ndërsa tri ditë më vonë, përballet me Lihtenshtajnin në udhëtim. Rumania është e dyta në Grupin J dhe i duhet t’i fitojë dy ndeshjet për ta siguruar plejofin.
Mesfushori Sali është lindër në Kanada, ndërsa është pjesë e ekipit nga Rumania, Farul Constanta që drejtohet nga trajneri Gheorghe Hagi.
Sali u zhvendos ta vazhdojë karrierën në futbollin rumuan pasi u largua nga akademia “La Masia” e Barcelonës
-
Kosova U21 i nis përgatitjet për ndeshjet vendimtare
-
Tinejxheri El Mala, pjesë e Gjermanisë në kualifikime
-
Shpallet lista e Kosovës U21 për ndeshjet me Rumaninë e Spanjën
-
Gavi nuk ftohet nga Spanja, Asencio merr ftesën e parë
-
Përfaqësuesja kompleton përgatitjet në Kosovë, të enjten udhëtimi për në Bukuresht