Përfaqësuesja e Rumanisë ka pasur një kampanjë të mirë në kualifikimet për “Euro 2024” dhe është afër kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm, por federata e futbollit të këtij vendi është përballur me probleme të mëdha vitet e fundit, ka shkruar gazeta “Fanatik”.
Tifozët ultras kanë krijuar telashe pothuajse në çdo ndeshje të Rumanisë në katër vitet e fundit, ndërsa gjobat nga UEFA vetëm janë fryrë për federatën rumune. Në total, gjoba e paguar deri më tani shkaku i tifozëve ultras është shumë e madhe pas vendimeve të Komisionit Disiplinor të UEFA-s.
Gjoba e fundit, ka ardhur të mërkurën për ndeshjen kundër Kosovës, të zhvilluar në Bukuresht dhe që u ndërpre për 50-të minuta shkaku i shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi”.
Për këtë veprim, federata rumune ka marrë një gjobë prej 52 mijë eurosh. Kështu që, në total, prej vitit 2019, federata rumune ka paguar gjoba të UEFA-s, në vlerë prej 473,750 eurosh.
Në fakt, kjo shumë ka mundur të jetë edhe më e madhe, por Rumania i ka zhvilluar disa ndeshje pa praninë e shikuesve të tribuna mes vitit 2020 dhe 2021, gjatë kohës së pandemisë. Deri të ndeshjet me Izraelin dhe Kosovën të këtij muaji, Rumania është gjobitur për katër ndeshjet paraprake të ciklit eliminator për “Euro 2024”.
Për ndeshjen me Andorrën, Rumania është gjobitur me 50,250 euro, për të vazhduar me 17,500 për duelin ndaj Bjellorusisë.
Edhe
Për pesë vjet Rumania është dënuar më shumë se 500 mijë euro
Të dyja këto ndeshje, rumunët i kanë zhvilluar në muajin mars, ndërsa gjobat nuk kanë munguar as për ato të qershorit, me Kosovën dhe Zvicrën. Për duelin me Kosovën në Prishtinë, rumunët janë gjobitur me 25,750 euro kurse për atë ndaj Zvicrës me 34,000 euro. Gjobat për Rumaninë nuk kanë munguar as në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, ku federata në total është gjobitur me 139,750 euro. Në fakt, Rumania është gjobitur për secilën ndeshje të kësaj gare. Ndërkohë, një gjobë në vlerë totale prej 123,500 eurosh, ka ardhur për tri ndeshjet e fundit të kualifikimeve për “Euro 2020”.
E tri gjoba në vlerë totale prej 31,000 eurosh, Rumania i ka paguar për tri ndeshjet e ekipit U21 në kuadër të Evrpionanit të kësaj gjenerate. Ky turne është mbajtur në Rumani dhe Gjeorgji.