Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruediger i pavendosur

Antonio Ruediger nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mediumet angleze kanë raportuar se të premten se mbrojtësi gjerman ende nuk i ka nisur bisedimet me Chelsean për vazhdimin e kontratës.

Ruediger është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë.

Interesim të vazhdueshëm për Rudigerin ka shprehur Real Madridi. Madje, thuhet se klubi spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë atij pagë prej 13 milionë eurosh në sezon për të bindur që të transferohet në La Liga.

Për Ruedigerin interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu e PSG-ja.