Antonio Ruediger nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi gjerman është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk e ka vazhduar ende atë.
Ruediger do të jetë futbollist i lirë në qershor të vitit 2022. Thuhet se ai për të mbetur te Chelsea po kërkon pagë vjetore prej 12 milionë eurosh, kërkesë që ende nuk është plotësuar nga londinezët.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Bayern Munichu, që është i gatshëm t’i ofrojë gjermanit pagën e kërkuar.
Për Ruedigerin interesim ka shprehur edhe Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm