Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruediger i pavendosur

Antonio Ruediger nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i Chelseat është në vitin e fundit të kontratës, të cilën nuk e ka vazhduar ende.

Mediat angleze kanë raportuar të premten se bisedimet mes Chelseat dhe lojtarit janë duke vazhduar, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Për shërbimet e mbrojtësit gjerman, interesim kanë shprehur Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi.

Ruediger është një ndër lojtarët kryesor te klubi anglez.