Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrugëtimi i Rashicës - nga Vushtrria në Bundesligë

Një stadium me kapacitet prej 42 mijë ulëseve do të jetë shtëpia e re e Milot Rashicës, djaloshit që ka pasur rrugëtim ëndrrash në karrierën e deritashme në futboll.

Me 21-vjet Rashica do të luajë në një prej kampionateve më të forta në botë, në Bundesligën gjermane, të njohur për numrin e madh të shikuesve. Rashica të mërkurën ka kompletuar transferimin te Werder Bremeni nga skuadra holandeze Vitesse, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Vitesse kishte kaluar nga Vushtrria dhe ai tashmë ka bërë një pjesë të mirë të rrugëtimit që e ëndërrojnë mijëra të rinj që nisin të luajnë futboll në Kosovë, me shpresë se një ditë do të arrijnë në nivelin e lartë evropian. Për shumicën kjo mbetet vetëm një ëndërr, nisin e përfundojnë karrierën në nivele inferiore, por rasti i Rashicës jep shpresë për shumë të tjerë.

Rrugëtimi i tij shihet si dëshmi që me talentin, përkrahjen nga familja dhe me fatin në shpinë, edhe nga Kosova mund të preken nivelet e larta të futbollit.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).