Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rritet vlera e Rashicës

Vlera e yllit të Kosovës, Milot Rashica, është rritur ndjeshëm pas sezonit të shkëlqyeshëm që ai kaloi te Werder Bremeni në Gjermani.

Sipas faqes së njohur për transferime, “Transfermarkt”, kartoni i 22-vjeçarit tani vlen rreth 20 milionë euro në treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në sezonin e fundit në Bundesligë, në 26 paraqitje për Werderin, Rashica shkëlqeu duke shënuar nëntë gola e duke asistuar pesë herë. Ai realizoi edhe tre gola e pati një asistim në katër ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.

Rashica i ishte bashkuar Bremenit në janar të vitit 2018. Ai kishte kaluar në Gjermani nga Vitesse për 7 milionë euro.