Në kryeqendrën e Argjentinës, Buenos Aires, por edhe në qytetet tjera, të dielën pati festë të madhe.
Argjentina fitoi Botërorin e futbollit “Katar 2022”. Në një finale dramatike të dielën mposhti Francën pas penalltive me rezultatin 4:2. Koha e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa nga një gol përfaqësueset shënuan edhe në shtesa.
Në mëngjesin e të hënës punonjësit e pastrimit në Buenos Aires, kanë pasur mjaft punë për ta larguar bërllokun. Rrugët kanë qenë të mbushura pas festave masive. Por, megjithatë gëzimi vazhdon të mbizotërojë.
“Dje festuam deri vonë, fjetëm pak dhe tash jemi zgjuar sërish”, thotë Natalia.
Artikuj të ngjashëm