Mijëra persona kanë mbushur rrugën në monumentin Obeliks në Buenos Aires, ku kanë qëndruar për orë të tëra gjatë natës, për të festuar fitoren 3:0 të Argjentinës në gjysmëfinale të Botërorit “Katar 2022” ndaj Kroacisë, tha agjencia AP.
Argjentina gjendet në finale të Botërorit dhe shpresat janë të mëdha për fitim të titullit.
Lionel Messi ka udhëhequr Argjentinë drejt finales. Ai po shpreson që më në fund ta fitojë trofeun e vetëm që i mungon.
Argjentina është në kërkim të titullit të tretë, pas triumfeve në botërorët e vitit 1978 dhe 1986.
Argentina në finale do ta presë fituesin e gjysmëfinales mes Francës e Marokut.
Artikuj të ngjashëm
-
Argjentinasit shfrenohen në festë pas triumfit në Katar
-
Rrugët e Buenos Airesit një ditë pas festës së madhe
-
Festë e çmendur në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës
-
Argjentina shpërthen në festë pasi ekipi u kualifikua në finalen e Kupës së Botës
-
Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale