Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festë e çmendur në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës

Festa e çmendur po vazhdon në qytetet e Argjentinës për triumfin në Kupën e Botës në Katar.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Buenos Aires për të përcjellë finalen dhe për të festuar pas saj.

Agjencitë e lajmeve kanë publikuara foto nga momentet emocionale të festës. Tifozët kanë mbajtur flamuj të shtetit, ndërsa një pjesë e tyre kanë qarë nga gëzimi.

Argjentina ka fituar titullin e botës pas 36 vjetësh.

Qindra tifozë janë mbledhur për të përcjellë ndeshjen në ish-shtëpinë e legjendës Diego Maradona. Disa prej tyre kanë hyrë në pishinë pas përfundimit të takimit.

Artikuj të ngjashëm