Përderisa futbolli i femrave ka një histori të gjatë dhe të qëndrueshme në shumë shtete, ky sport është ende në fillimet e tij në Kosovë, shkruan faqja zyrtare e FIFA-s.
Edhe pse ekipi i femrave Prishtina është themeluar në vitet e 80-ta, Përfaqësuesja e Kosovës është formuar në muajin prill të vitit 2011.
"Gjatë asaj kohe kemi pasur rastin të mbajmë një kamp jashtë Kosovës dhe kemi shkuar në Shqipëri", ka thënë seleksionuesja e Kosovës, Afërdita Fazlija, transmeton Koha Ditore.
"Atje kemi luajtur miqësore me Kinostudio Tirana. Prej vitit 2011 deri në vitin 2015, ekipi ka pasur takime dhe kampe në Shqipëri, duke shfrytëzuar rastin për të luajtur miqësore kundër ekipeve lokale. Në shkurt të vitit 2016 kemi pasur rastin të luajmë miqësore kundër Shqipërisë dhe kemi fituar me rezultatin 3:1".
Megjithatë, rruga deri në atë moment ka qenë shumë e rëndë. Fazlija që ka luajtur për KFF Prishtina mes viteve 1984 dhe 1990, kujton kohët e turbullta dhe sfidat e mëdha. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.