Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrudhani mund të huazohet nga Young Boysi

Donat Rrudhani ka shënuar dy gola për kampionin e Zvicrës, Young Boys. Por futbollisti i Kosovës mund të huazohet nga Young Boysi te ndonjë skuadër tjetër zvicerane. Interesim për Rrudhanin kanë shprehur dy skuadrat e Superligës zvicerane, Grasshopperi dhe Winterthuri.

Kështu ka njoftuar gazeta “Blick” të mërkurën. “Pavarësisht paraqitjeve të tij të mira së fundmi, mesfushori nuk është i kënaqur me rolin e tij te kampioni i Zvicrës.

Në edicionin aktual, ai ka luajtur 14 ndeshje. Prej tyre vetëm një herë ka qenë nga fillimi.

Tani ai mund të paraqitet më shumë në një klub tjetër të Superligës”, shkruan “Blick”.

24-vjeçari nga Kosova iu bashkua Young Boysit në vitin 2022, ndërsa ka luajtur edhe për disa skuadra tjera zvicerane.